| Nga ARBEN HYSENI |
Gjendemi pa shembull mes njësimit
Ngrehim tutje pritje vendimtare
Ngazëllehemi nga morti i ndalimit
Mbi bizantimin e krenarisë mortore
Hapim shtigje për vetëkënaqësi
Ngremë kurthe për të hapur vëmendje
Ndodhemi pas sheshitjes së mortit që na vret
Dhe shijojmë çastin
Kur gurin, një budalla e hedh
Thashetheme, mahallë e mullarë
Duam gjithmonë atë që na konvenon
Mistershëm ngremë dolli
Kur para nesh shfaqet një horizont
Ndalemi kur përzihen ndjenjat
Mbi shkrimin, të folmen
Apo syrin që sheh
Ngrisim medaljone, sikur profetizojmë
Çohu, more njeri
Se sytë nuk po të bijnë më dritë
Na ngritën mbi fronin që e imagjinojnë
Të mençurit e mahallë e mullarë
Ngrehin kryet, se me të drejtë e kanë
Kur para tyre
Lama është ngritur në piedestal
Kur lamat janë ngritur në mullarë e mahallë
Ngrejnë kryet e shohin se në hall kanë rënë
Nuk ishte e bukur ta shihnin me sy
Si shqitje e kishin ngritur
Por pa erën e rëndë
E sheh, çfarë sillet e përdridhet
Era e njerëzisë s’mbanë më hijeshi
Flasin e përflasin si dijetarë
Me dy vargje të lexuara
Nga ajo që mend mbajnë
Foto@YuriyVertikov