| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
Ishim mishëruar atëherë që moti,
jeta me dallgët vraponte në ndarje,
në kujtime syrit shpesh i pikon loti,
shpirti përjeton në kujtim dhe çarje!
Dua prap dhe shpesh të takohemi,
ngase e dua më shumë se asnjëherë,
në mendje sikur përplasemi, bashkohemi,
por jo më kurrë, kurrë më si atëherë!
Mëngjeset e mëndafshta, plot petale lulesh,
në themelet e kohës gërmon nostalgjinë,
afër kopshtit aty në një skaj ti ulesh,
duke parë tashmë veç fotografinë!
Sa herë fryn një e lehtë erë,
unë rikujtoj shpesh atë dashuri,
pres të më sjellë vetëm dhe një herë,
të takohem prap me të bukurën fëmijëri!
Në muzgun e rritjes jeta qenka ndryshe,
t’kërkoj falje pse doja të ndahesha atëherë nga ti,
fëmijëria magjepse, shkëlqyese na ishe,
kuptova se princeshat qëndrojnë veç tek ti!