| Nga HAMDİ NUHIJU |
Në qytetin historik, aty nën Kalanë e Shkupit, gjendet një person i moshuar i cili shet gështenja. Gështenja të pjekura të cilat me krenari shiten nga Xha Ganiu. Një ditë, blerësve potencial, Xha Ganiu po i flet për cilësitë e gështenjës. A e dini prej ku vijnë gështenjat? Udhëtarët u habitën dhe nuk ditën t`i kthejnë përgjigje. Gështenja e butë vjen nga qyteti shqiptarë i Thesalisë në Greqi. Është ushqyese, e ka emrin si pemë buke. A mund ta paramendoni bukën në formë peme? Po gështenja është bukë në formë peme.
Gështenja, vazhdoi rrëfimin Xha Ganiu, vjen nga Azia e Vogël. Të parët tanë ishin prej andej. Aty nën Çanakale, para tymit të zjarrit dy ushtar kishin pasur një ëndërr. Nëse përfundon lufta dhe arrijnë që të kthehen në vendlindjen e tyre në Gjakovë, të ndërtojnë një plantacion të madh me gështenja. Dëshira e tyre për gështenjat ishte nga vajzat e bukura që punonin në kuzhinën e ushtrisë. Njëherë njëra prej tyre kapi një grumbull gështenja të pjekura dhe ia dhuroi dy ushtarëve shqiptarë. Të njëjtët, të uritur deri në palcë dhe të befasuar pas bukurisë së vajzave lozonjare, filluan që gështenjat t`i hanë me lëvore.
Gështenjat i dhanë energji ushtarëve trima në Çanakale të cilët e mbrojtjën me krenari atdheun e tyre. Duke vazhduar rrëfimin, ndërhynë një blerës, sa kushtojnë këto gështenja? Xha Ganiu përgjigjet për një grumbull gështenjash të pjekura. Jo, përgjigjet blerësi, dua t`i blej të gjitha gështenjat e pjekura dhe të papjekura që i ke në këtë vend, më trego çmimin dhe largohu prej këtu.
– Gështenjat nuk janë në shitje, u përgjigj me krenari Xha Ganiu. Dhe e luti me mirësjellje atë person që të largohet.
Turistët e shumtë nga Franca, Anglia, Turqia, Polonia që e dëgjuan bisedën , u kthyen në anën e Xha Ganiut. Nuk pranuan që gështenjat t`i shiten një personi me çmimin që ai vend të mos jetë vendtakim i turistëve nga Lindja dhe Perëndimi e që i dëgjon me krenari rrëfimet e Xha Ganiut.
Gështenjat janë atdhe! Po atdhe.