| Nga HAMDI NUHIJU |
Një nxënës i dëshpëruar nga prindër problematik, ka krijuar figura dhe rrethana të heshtura rreth vetes. Ai ka filluar të ndërtojë një botë në të cilën nuk ka lejuar asnjë person të futet. Në çdo cep të asaj bote ka vendosur kurthe të natyrave të ndryshme. Te një pjesë e botës ka vendosur kurthe që përdoren nga sistemi i sigurisë së bankave, te cepi tjetër ka vendosur kurthe gjuetarësh ndaj arinjve. Cepet janë mbushur me kurthe të cilat habisin edhe ekspertët e sigurisë së lartë! Kurthe të cilat kanë alarmuar prindërit dhe i kanë nxjerr zhveshur karshi botës me këtë fëmijë gjeni.
Ky fëmijë është rritur në një familje intelektualësh ku gjellë të përditshme e ka pasur mosdijen. Fjalët, ti nuk dinë, hesht, ti je budalla, ishin të përditshme. Filluan të shpeshtohen. Tashmë u bënë melodi në veshët e tij. Deri vonë ai ka kujtuar se emri i tij është “shuj”, “mbylle gojën”. Njëherë natën vonë, në fantazinë e tij fëmijërore, i sheh yjet ndriçues dhe aty në mes e shkruan emrin e tij të ngatërruar “Shuj”. Ore si quhem unë, tha në vete! Shuj ose mbylle gojën?! Jo, unë e kam emrin ti nuk di, ti nuk mundesh. Dhe dashuria për dijen si art në vete, e kishte mbajtur gjallë në të gjitha ato momente ankthi dhe frike në një ambient të papërshtatshëm familjar.
Ky fëmijë gjeni bëhet nxënësi më i dalluar në shkollë. Nuk i ikë asnjë mësim, nuk mund që të mos i kuptoje edhe formulat më të thella që mësohen në shkollë. Por rrethanat e jetës të njëjtin e kishin bërë edhe artist. Ishte detyruar që të dallohet prej fëmijëve tjerë, të mos jetë besues ndaj të tjerëve dhe rrugëtimin e tij jetësor ta vazhdoje vet, pa asnjë shok dhe shoqe.
Në shkollë fillojnë të mësojnë për formula të ndryshme kimike, fizike dhe matematikore. Por lënda e tij e preferuar ishte arti figurativ. Përmes figurave ai rikthehej në jetë. Piktura e tij ishte aq e thellë saqë e kish mahnitur një ditë mesuesen e artit figurativ.
Një ditë, ajo i tha: pse është kaq e gjallë piktura jote?
– Ai ia ktheu: Te ngjyrat e gjalla është shpresa, është jeta, është ura tek e cila do të kaloj një ditë. Po, ura prej rrethanave të mosdijes, në rrethanat e dijes. Unë dot të udhëtoj shumë, njëjtë si Pitagora.
E njeh Pitagorën, e pyeti në befasi mësuesja?
– Po e njoh, u përgjigj nxënësi.
Njëherë prej herash, mësuesi i matematikës i pyeti nxënësit e tij, cili e di formulën e Pitagorës? Nxënësi artist e ngren gishtin, del në dërrasën e zezë dhe shkruan: formula e dhe fillon ta vizatoj me detaje Pitagoren. Mësuesi ngel gojëhapur!