| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
T’përplas dunjaja si dallgët e forta të detit,
nga ata që iu bëre vend aty afër vetit,
që aq shumë dëshiroje në jetë t’i lartësoje,
ndonëse të shtypin edhe kur nga dhimbja rënkoje!
E sheh: të harruan dhe krahun ta kthyen,
zemrën si copë xhami desh’ ta thyen,
ta prangosnin shpirtin të lidhur për zinxhirë,
harruan se padrejtësia do të jetë errësirë!
Mos harro në jetë çdo gjë do t’kthehet,
durimtari pa masë nga Zoti do t’shpërblehet,
jeta është e shkurtër me durim vazhdo,
mos harro të falësh, i falur jeto.