ARKITEKTI KAS

| Nga NAZIF AGALLIU |

Lindur nga dalta

Në ëndrrat e magjistaturës

Pa Beratin buzëtharë

Zbriti nga Xhamia e Plumbit

Gjinjtë e akullt të krojeve të bardhë

Solli Kasi në Berat

Me dy duar

E me një daltë

Më pas rendi në Stamboll

Me këshillën e një plaku të moçëm

Kujdes, aty të verbojnë

E aty të këpusin kokën

Kubetë e qiejve derdhi gjatë

Njeriu i lindur me një daltë

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *