| Nga LEJLA J. ISMAILI |
E ftohtë prej zemrës time
larg mendimit tim
m’je ba moj dunja
e çdo njeriut mashtrim.
Pse gjithë vetëm nefs
gjithë vetëm mashtrime
njerëz me shumë fytyra
pa aspak dallime.
Xhelozi në shpirt
urrejtje në zemër
në mendje inat
larg nga dini hak.
E ftohtë më ke qenë
ashtu do më jeshë
mos m’u ndëroftë mua zemra
me cilësitë që t’i përmenda.