| Nga JUNUZ XHAXHAJ |
U zgjua. Shikoi orën në mur. Ishte mesnatë. Kishte parë një mankth. U ngrit nga shtrati i heshtur. Nuk donte t’ia prishte gjumin e thëllë gruas, e cila kishte kaluar një ditë të lodhshme.
Sepse gruaja e tij nuk ishte mirë dhe dhimbja e saja ishin shumë të rënda. Sikur të mos mjaftonte dhimbja e vetë, asaj i shtohej akoma më shumë kjo dhimbje me shqetësimin se burri i saj do të largohej nga shtëpia. Kjo do ta bënte mos ta zinte gjumi. Kur pa sytë e saj të mbyllur dhe të palëvizur, u bind se gruaja e tij ishte në gjumë. Edhe vetë e kishte zënë gjumi teksa e shikonte ashtu.
Aga Xhemal doli në ballkon në qetësi. Filloi ta dredhë duhanin. Ndërsa e mbështillte, thuajse po mbështillte atë letër të hollë duhani dhe të kaluarën e tij në mendjen e tij. Sa u hollua, cigarja e duhanit po i shkaktonte shtrydhje në shpirt. Dukej sikur po shkonte drejt një qorrasku në botën e tij… Tanimë, që letra të ngjitej mundi ta lagte gjuhën e tij me fytin e tij i cili ishte tharë për shkak të asaj që kishte kaluar. Ai lyente me gjuhë letrën e cigares. Sytë e tij, natyrisht, ishin mbushur me lot. Ai shikoi përreth për shkrepsen por nuk e gjeti. U acarua, me gruan e tij, natyrisht. Edhe shkrepset i ngre pa nevojë që të mos i marrin fëmijët. Por gjithsesi nuk e mërzit atë, dhe me një zë të ulët që gruaja e tij mos ta dëgjojë, madje as ai vetë nuk mund ta dëgjojë veten;
-“Ah moj grua, prap ma more shkrepsen. Me çfarë do ta ndez tani cigaren, hej Zot!” pëshpëriti.
Jashtë ishte shumë errësirë. Atëherë kur energjia elektrike ende nuk kishte ardhur në fshat, nuk kishte asnjë llambë që digjej përreth. Atë natë, hëna ishte e padukshme, edhe yjet. Sepse ishte kohë me re. Hëna ishte fshehur pas reve. Nuk mund ta ndriçonte natën. Kur shkoi në ballkon, nuk e kishte ndezur llambën e vajgurit. Çfarë çmendurie, si nuk i kishte vajtur mendja?
Ndërsa u ngrit, u mbështet tek këmbët e tij duke mbështjellë gjunjët me pëllëmbët. Shkoi te llamba e gazit. Gjeti një shkrepëse. Sigurisht, fillimisht ndezi cigaren dhe më pas ndezi llambën e vajgurit me pjesën tjetër. Kështu, kur thithi tymin, zemërimi i tij ndaj gruas kaloi. U ul në dyshekun ku ishte. U përkul. U përkul aq shumë sa ndjeu sikur po ia fërkonin shpinën me përvojat e kaluara. Teksa tërhiqte cigaren, po nxirrte të gjitha psherëtimat që kishte grumbulluar brenda, bashkë me tymin. Tymi që frynte i dogji sytë. Ndoshta nuk dihet se çfarë kanë përjetuar, por sytë e tij ishin ende të gjallë…
Mendjen e kishte paksa të hutuar; kur i vinte tymi i cigares në sy, mendoi për ato kohë lufte. Sikur u zbuluan fytyrat e miqve para tij. Dhimbja po shtohej gjithashtu. Jeta nuk dinte të ndalej.
Pavarësisht gjithçkaje, disponimi i Xhemal Agës ishte i qetë. Sepse ai mbronte shpresat që do t’i mbante të gjalla me besimin se do ta jetonte pjesën tjetër të jetës i qetë. E besonte vërtetë. Ose më mirë, duke e besuar, e ndihmonte të kishte më shumë durim. Përpiqej sa më s’ka. Dmth, edhe pse kishte konflikte në mendjen e tij që nuk mund t’i përballonte, pamja e jashtme i dukej gjithmonë e duruar. T’u shfaqeshe të tjerëve në këtë mënyrë ishte disi e detyrueshme. Nuk kishte zgjidhje tjetër, nuk i mbeti më, përveçse të të duronte.
Ndërsa ishte i zhytur në të gjitha këto mendime, ndjeu dhimbje në gishtat e tij. Nuk e kuptoi as që kishte arritur në fund të cigares. E shikoi cigaren, kur e pa që kishte mbaruar, e thithi tymin për herë të fundit, sikur kishte çliruar një psherëtimë lehtësimi atë natë. Pastaj pjesën tjetër e hodhi në havlli.
Pas hedhjes së cigares, qëndron i përkulur dhe i menduar;
“Cili mund të jetë vallë ilaçi për gjitha dhimbjet që kam përjetuar në këtë jetë? Nëse them vdekja, ajo është vetëm arritja e shpëtimit; ndoshta duke u takuar me tokën, mendon se e ka arritur këtë shpëtim.”
-“Vallë…” ja nisi.
-“A është arsyeja e këtyre dhimbjeve durimi? pyeti.
-“Po pra, durimi” filloi duke i qartësuar mendimet.
Sa interesante, edhe ti do pajtohesh me siguri,
-“A janë dhimbjet e këtij durimi ndër arsyet? pyeti ai përsëri.
Pasi i bëri vetes pyetjen më të vështirë, kur e mori përgjigjen;
-“Ashtu është, po, është një nga arsyet”, sikur iu ndriçua pak shpirti.
E solli cigaren te goja përsëri. Ai e shtëngoi fortë atë, ashtu siç shëntrëngohet një jetë mes dy dhe dymbëdhjetë vjetësh. Shkrepsja u dogj. Dhe djegia shkakton dhimbje, edhe pse jo sa dhimbjet që e kanë djegur shumë herë në të kaluarën.
E shkura e tij nuk ishte pak gjë. Ishte një jetë shekullore midis dy dhe dymbëdhjetë vitesh. Me fjalë të tjera, midis një mijë e nëntëqind e dymbëdhjetë dhe dy mijë e dymbëdhjetë, saktësisht njëqind vjet lufte për mbijetesë. Ai është mbi njëqind vjeç. Në këtë gjendje, e la veten mënjanë dhe gjithmonë mendonte për gruan e tij, e cila ishte shumë më e re se ai.
Jetoi një shekull jetë në këto troje. Vetëm se i rrëshkiti prej duarsh. Sepse ishte tepër përfshirë në punët e vera. Në mes të ngutjes dhe rrëmujës, ai qëndroi në mes të luftës. Kundër vullnetit të tij u gjend në atë luftë të tmerrshme. Kujt t’ia nxirrte inatin?
Aga Xhemal u mor nga shtëpia e tij kur ishte fëmijë. Ishte viti 1912. Mosha e tij ishte dymbëdhjetë. Ende jo të plota.Pavarsisht kësaj, e kanë marrë nga shtëpia. Në atë kohë të rinjtë i nxirrnin nga shtëpitë një nga një. Rekrutët u bënë ushtarë. Asnjë uniformë. Edhe të paarmatosur. Por në fund të fundit ata janë ushtarë.
Ai nuk u kthye më në shtëpi për saktësisht dymbëdhjetë vjet. Askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë për të. Aga Xhemal kishte vdekur tashmë në gojën e të gjithëve. Madje morën një vendim sipas mënyrës së tyre dhe arritën në përfundimin se nuk kishte gjasa të kthehej më. Ia kishin ngrënë edhe hallvën e tij.
Ama një ditë Aga Xhemal u kthye. Po pra, u kthye në shtëpi të vetë. Por nënën nuk e gjeti dot të gjallë, se kishte ndërruar jetë.
Përjetoi kështu Luftën e Parë Botërore. Megjithatë, ai kurrë nuk foli me askënd për përvojat e tij. Kushdo që pyeste e linte pa përgjigje. Edhe kur hapej tema, ai ngrihej dhe shkonte. Ose largohej prej aty. Nuk donte të dëgjonte asnjë fjalë. Pse, nuk e mori vesh kurrë njeri.
Një ditë thanë, “Aga Xhemali ka vdekur”
Kështu ai e mbuloi gjithë historinë, shumë ngjarje dëshmitare dhe emra dëshmorësh i mori me vete deri në varr.