BANORËT

| Nga NAZIF AGALLIU |

Aspak të çuditshëm

Të mirëfilltë

Dialogojnë me mjegullat

E lënë diellin të lindë

E lënë lumin të rrjedhë

Ngjiten e zbresin në kujtesë

Mëkateve e kulteve u druhen

Përulen si një fije bari

Si tel i butë e s’këputen

Bashkëjetojnë si në gojëdhëna

U shkojnë gjërave në fund

Herë herë mbesin në fundin e gjërave

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *