| Nga NAZIF AGALLIU |
Arkitekturë racionale
Me tipologji të veçantë
Akademi moderne
Berati i lexuar
Në të gjithë shekujt e mijëvjeçarët
Dëshmi ekzistence qëndresa ritualet
Përkëdhelur
Nga tereni i një procesi mendor
Me elementë të kuptimtë
Të një kompozicioni spektakël
Në marrëdhënie të ngjizura
Lokusi e semantika