KUSH JAM UNË

| Nga NEAL SEJFULLA |

Nuk është shumë e veshtirë që të kuptojmë, por problemi është se diçka që na trazon dhe shqetëson zemren kur nuk dojmë që të premisojmë. Nuk jemi vetvetja shpesh bile harrojmë se pse egzistojmë nga arsyeja se dikush na ka lenduar dhe na ka keqtrajtuar edhe mendojmë se gjithçka ka marrë fund, e me ia filluar prap prej të parës zor se mundemi me u adaptuar dhe me ndryshuar.

Pesimisti është rruga që ne gjithmonë ecim dhe nuk mundemi të marrim forcën të largohemi, ne gjithmonë dashurohemi pas gjërave të bukura, pas gjërave të cilat mendojmë se na falin qetësi, pas gjërave që sado djegemi prap pamja na duket e bukur se fundja patjetër duhet t’iu tregojmë të tjerëve se ne jemi mirë, jemi verbëruar pas asaj se me patjetër para se ta veshim nje fustan t’i tregojmë botës se është brendi i fundit, para se ta shijojmë kafen duhet ta fotografojmë se jo gjithë kush mund të pijë jashtë, të buzëqeshim në fotografi se kënaqemi pastaj eshtë në rregull edhe pse s‘flasim.

Që ta kemi vëmendjen e gjithë botës ne shkatrohemi çdo ditë e më tepër, adhurojmë jetën e një njeriut të famshëm për të vetmen arsyje se nuk e kemi parë që mërzitet ndonjëher, nuk qanë, atë nuk e lëndon askush,ai kombinon veshjen me veturen e tij, ai mund të blej ëndrrat e tij me para, duke haruar faktin se askush nuk i poston dështimet e tij. Dhe ende vazhdojmë të jemi në kërkim të asaj se si arrijnë një person në maje te suksesit “duke mos punuar dhe munduar për të”.
E di pse ndodh kështu?

Ndodhë sepse nuk marim guximin të shkojm përtej vetes, mashtrojmë veten çdo dite se nesër do të jetë dita jonë, neser do të ndryshoj, nga nesër do filloj të kërkoj veten dhe prap gjejmë atë se çka nuk jemi.
Egoja ka zënë një vend të madhë në jetën tonë dhe ne e ujitim çdo ditë atë, ndërsa perdja e mashtrimit na ka verb sytë tanë.

Andaj mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është krijimi i saj, në jetë askush dhe asgjë nuk mund të na ndihmoj derisa të fillojmë ta ndimojmë VETEN.

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *