MË FAL VETJA IME

| Nga NEAL SEJFULLA |

Ndonjëherë zemra ime ndalonte dhe ndonjëherë rrihte fort, ndonjëherë e doja veten time dhe në të njejtën kohë e urreja atë.

Gjëja e vetme ku mendoja se kënaqesha dhe jetoja e lumtur ishte atëherë kur para se të bëja diçka e mendoja njëqind herë, jo se a ishte e mirë për mua por si do ta shohin të tjerët.
Çdo ditë e më tepër në vendimet që doja t’i merrja me zemër të plotë, më shoqëronin ato mendimet “bëje se ashtu duhet të dukesh s’ka rrëndësi ndjenjat dhe qetësia jote”!
Kaluan ditë javë, muaj mbase edhe vitet por diçka nga brenda sërishtë thoshte se “ti nuk je kjo”…prita dhe vetëm prita…prita sikur koha vet do të ma dëshmojë me të vërtetetë, por isha zhgënjyer.

Edhe vitet kaluan por kuptova vetem se isha vonuar t’i hap sytë, isha vonuar duke mashtruar veten duke besuar se gjithçka zgjatë përgjithmonë, sikur gjithçka patjetër duhet të ketë një arsyeje për të ndodhur, sikur gjithkujt që ia hap zemrën dhe i beson të don, paskam besuar në atë se po të tha një mik më ke mua nuk të tradhëton, paskam besuar atëherë kur i thoja dikujt kam nevoj për ty do të qëndronte aty për ty vërtetë.

Por paskam qenë gabim….
Më fal vetja ime që sa herë mbeta keq që të të ndimoj të tjerët dhe në këmbim të kësaj mora thikë në zemër.
Më fal vetja ime kur i menduam te gjithë si vetja.
Më fal vetja ime që vonë filluam ta jetojmë jetën për vete.

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *