| Nga HAMDI NUHIJU |
E shtunë. Është ditë pushimi. Hëna me Fjollën kanë dalë për të vrapuar. Duan të ruajnë energjitë e tyre për të vazhduar performancën e shkollës për me 7 mars. Fjolla do të paraqitet me shfaqjen teatrale të frymëzuar nga libri Dashuria e Talatit me Fitneten të autorit Sami Frashri. Hëna do të vallëzoj! Vallëzo si hënë shpesh herë ka gjetur vend kjo shprehje në mesin e nxënësve dhe profesorëve. Fjolla është ngujuar prej shoqërisë me Hënën. Përdorimi i shpeshtë i këtij komplimenti dhe shndërrimi i saj në logo të shkollës, duket sikur pengesë në vegzën e tyre shoqërore.
Komisioni i profesorëve i cili merret me organizimin e ngjarjeve për me 7 mars, këtë vit ka paraparë edhe organizimin e garave midis nxënësve femra në vallëzim. Do të mbahen gara në të gjitha llojet e valleve, prej atyre popullore e deri në vallet e muzikës moderne. Fituesit e garës do të kanë mundësi që të marrin pjesë në garat republikane e prej aty edhe në garat ndërkombëtare. Përgatitjet për këtë ngjarje kanë nisur qysh herët. Edhe Hëna të gjithë energjitë i ka orientuar aty.
Nëse në mesin e nxënësve pyet se kush është i preferuar për të fituar garën në vallëzim, të gjithë njëzëri do të thonin, Hëna, Fjolla do të skuqej nga inati! Dita do t`i prishej, do të dëshironte që asnjëherë të mos shkonte në shkollë. Por e përmbante veten! Nuk jipej! Ende vazhdonte shoqërinë me Hënën, rrinte në ambientet ku përmendej emri dhe cilësia e saj për të vallëzuar.
Erdhi festa e madhe! Nxënës, profesor, prind e profesionist janë mbledhur për të festuar dhe parë shfaqjet e përgatitura nga nxënësit e shkollës. Ngjarja nis me himnin kombëtar, pastaj poezi për mësuesin, shfaqja teatrale Dashuria e Talatit me Fitneten. Pas një pauze me këngë kombëtare, fillon gara e shumëpritur në vallëzim. Vajzat paraqiten me radhë në garë, paraqitet edhe Hëna! Performanca e Hënës zgjon publikun. Të gjithë gëzohen dhe duartrokasin. Me vështirësi duartroket edhe Fjolla. Thuajse mbaruan të gjitha garueset. E fundit në garë, del një vajzë me flokët kaçurrela. Performanca e saj çon në këmbë publikun. Njerëzit elektrizohen. Juria profesioniste si më të mirën e kësaj gare zgjedh vajzën me kaçurrela, pastaj e dyta vjen Hëna. Fjolla fluturon nga gëzimi. Duartroket me shpirt. Bjen në sy të shokëve dhe shoqeve të klasës. E sheh edhe Hëna. Fjolla u zbulua, shoqëria u prish!