| Nga LEJLA J. ISMAILI |
Hesht, eja me mua
eja të ikim bashkë
të shkojmë e të shijojmë qetësi të rallë
Eja, të ikim larg atje në atë mal.
Hesht, eja ulu e m’u mbështet në krahëror
të ngrejmë kokën lartë t’i shohim yjet si vezullojnë.
Hesht, le t’i ndëgjojmë zërat e bylbylit
të na fryjë edhe era të na gjallërojë shpirtin
Ta dëgjojmë dhe ujkun natën malin kur e ushton..
Hëna, ajo më e mira në fytyra të na ndriçon
Hesht, më jep dorën të ta ngroh përreth qymbetit,
ta ndjejmë atë ngrohtësi zjarri mos t’i lëmë derte vetit.