| Nga MATILDA MYFTARI |
Një ditë e zakonshme kopshti. Për dore me të ëmën, djali shihte dorën tjetër bosh.
– Po babi?!
Ecje e shpejtë, e pakontrolluar, një grua e shpërqendruar, thua se kishte harruar llogjikën diku. Pyetja retorike mbeti pezull.
– I kujt ishte faji ?!
Ajri i pluhurosi kujtimet… ndjenjat… i shkatërroi nervat e saj. Një zgjedhje e gabuar, duke sjellë pas kaq shumë vitesh një zgjidhje të gabuar. Tashmë gabimi nuk binte mbi ta, por po pllakoste mbi fëmijën që kaq shumë deshën të ngjizej, kaq shumë u lutën për të
Po tani, kush do lutet për të, ajo e çakërdisur, apo ai i humbur?!
– Jo!
Lotët gëlltitini dhe fjalët kursejini, veprimet harrojini! Luftoni që ai të jetojë i lumtur, pasi nuk ka faj, pse ju ishit e jeni te vegjël, më të vegjël se ai!
Të rritur të pa rritur. Nuk ka më kohë për ju, koha juaj tashmë është e tij, dhe për të.