| Nga HASAN DISHA |
Në bregun e detit
atje në marmara
shëtitëm të dy bashkë,
shëtitëm krah për krah.
Ne këndojmë me kitarë
i këndonim dashurisë
këto vitet më të bukura
ishin vitet e rinisë.
Edhe deti valë valë
dhe pulbardhat përmbi det
erdhe ti moj e dashur
ishte zemra që thërret.