| Nga AQIME SELMANI |
Sikur pikat e shiut që bien pa ndalë
nj’ashtu bien nga sytë lotët e nënës plakë
ka mbetur e vetme në qoshin e asaj dhome
s’ka kush e pyet “si je moj loke?”
Në atë dhomë që rriti pjot djem e çika
qëndron plaka plotë mërzi
jeta po i duket e gjatë
kërkon ta marrë dheu i zi.
Thirr nipat e mbesa ta vizitojnë
ta shohin këtë gjyshen që shumë i donë
e shkreta po digjet si qiriu
por, s’i intereson njeriu.
Gjyshe kemi punë të marrim më vonë,
është fraza që ia thonë sa po i lajmëron
Ajo telefonatë nuk vjen me ditë
gjyshja në merak përsëri thirrë.
“Pa ejani njëherë t’u shoh kjo nanë loke
e me sytë mëshelë të ik prej kësaj bote
Nuk ju pash kur lindët e kur u rritët
të paktën t’u shoh për së fundmi herë
gjyshja jam plakë s’di edhe sa kam jetë
ejani tua nuhas atë aromë dashurie
t’u përqafoj fortë e pa pushim
s’ka lidhje se jeni rritë gjyshja do me ju halitë
Ejani të hani nga buka ime t’më gëzohet zemra
plot fëmijë rrita e prap pa nipa e mbesa mbeta.
“Sikur zogjtë në vjeshtë ikën nga foleja
shkuan në skaje të botës, unë si qyqe mbeta
moj botë e rreme
më shkëpute gjallë prej fëmijës teme
moj botë mashtruese
shpirtin prej gjiri ma shkëpute
u gzova kur linda fëmije
do kem pasardhës do kem shpinë plotë
do jem plakë mirëpo do mblidhemi gjithë tokë
ah sa ëndrra kisha thurur
se do jemi gjithë në këtë truall
kshu nuk deshti fati
ndarë jemi prej së gjalli
ti mor kurbet qofsh mallkue
me të mirat tua na mashtrove rininë
duke vrapu pas paras e mallit
harruan se ku e kanë shtëpinë.
Mor ju djem të ri mos veni në kurbet
bukë e nanës tuaj nuk blihet me lekë
mos veni në atë vend të huaj
rini pranë pridërve tuaj
mos u gënjeni për nji kafshatë
buka e kurbetit s’i ngjan bukës tënde.
Mos i lini prindërit vetë nëpër shpija
po rrini bashkë që t’u shtohet begatia
e ku ka më bereqet
se nana me u ul në tryez me fëmijtë e vetë.