Në Shkup është hapur Panairi 34 ndërkombëtar i librit. Me 3 maj në Shkup është hapur Panairi i 34 ndërkombëtar i librit. Panairi zgjat deri me 9 maj, shkruan Heshtje.
Në sallën sportive “Boris Trajkovski” mund të gjenden stendat e shumë shtëpive botuese shqiptare dhe maqedonase. Bien në sy botimet e fundit letrare, novela, drama, romane e poezi. Po ashtu edhe këtë vit literatura fetare nuk mungon.
Çmimet në këtë panair variojnë me lirime prej 20 % deri në 30 % dhe se shtëpitë botuese ankohen për ndryshimeve e çmimeve në të gjitha sferat e shoqërisë.
Interesimi është shtuar pak duke e marr parasysh se dy vitet e fundit të pandemisë ky panair realizohej nën kushte dhe rrethana të kufizuara. Për t`u futur në panair, këtë vit nuk ka nevojë për certifikatë vaksinimi, maska dhe masat anti-kovid./revistaheshtje.com