| Nga LEJLA J. ISMAILI |
Ata për të cilët shkruhet
Ata, dashuri e rallë e pakthyer si më parë
Ata të cilët atë që e kishin pak e shihnin me vlerë
dhe gjithonë jetuan me nderë
Mbanin lidhjet me farefis
për gëzimin e vëllaut u gëzonin dyfish..
Ata që s’i thanë mjaft punës por punuan
edhe atë më të rëndën, madje pa u ankuar
Ata të cilën në pasuri nuk u bënë kryelartë
por ishin falënderues dhe me zemër të bardhë
Ata për të cilët në çdo hall e çdo mërzi
në çdo dert e varfëri përsëri gjenin lumturi
Ata për të cilët kur mendja të ikë nga kujtimet
syri s’e mban dot lotin
dhe gjuha bashkë me zemrën pëshpëritin lutjen më të sinqertë
që të jenë në parajsën e përjetshme…
Foto: aa.com.tr