REFLEKTIME MBI ROMANIN “1984”

| Nga SUMEA RAMADANI |

Romani 1984 e përkufizon lirinë si mundësi për të thënë se dy herw dy bëjnë katër. Në botën ku jeton Winstoni ( protagonsti) dy herë dy bëjnë aq sa thotë partia. Të mendosh ndryshe është krim dhe dënimi i këtij krimi është vdekje. Njerëzit duhet të besojnë atë që u thuhet dhe duhet të bëjnë atë që u kërkohet të bëjnë. “1984” është një distopi dhe në distopi gjithçka është në kaos të plotë. Nuk mund të imagjinohet një mjedis i qetë. Pushteti është i tëri në duart e autoritetit e ju mund të konsideroheni fajtor edhe për frymëmarrjen. Kur shikojmë utopinë, nuk ekziston as koncepti “krim”. Në utopi, të gjithë janë të lirë si një zog që mund të migrojë kurdo dhe ku të dojë megjithatë, në librin e Orwellit të vitit 1984 bëhet fjalë për një mjedis ku dikush ndëshkohet dhe shkatërrohet edhe për ndjenjat e ndjera. Të kesh kohë të lirë përveç punës dhe gjumit është një krim sepse “Big Brother” i ka sytë tek ti çdo kohë dhe çdo moment. Është e ndaluar që njerëzit të bisedojnë, të mendojnë dhe diskutojnë të ardhmen.


Winstoni një ditë takohet me Julian dhe shkëndia e revolucionit ndjehet kur ata vendosin që fshehurazi nga ‘Ministria e Mendimit’ të rebelohen duke lexuar librin e Emmanuel Goldstein (kriminelit dhe tradhtarit te sistemit ngaqë kishte botuar të vërtetat e historise perkundër ndryshimit të tyre) me mësimet opozitare apo të pandryshueshme të historisë. Winston dhe Julia duke komentuar librin teleekrani i fshehur i Big Brotherit i tradhton. Ata arrestohen nga Ministria e Mendimit. Në sistemin e 1984 ka disa Ministri:


MINISTRIA E DASHURISË: kjo ndërtesë nuk ka asnjë xham përkundrazi, është i rrethuar me tela me gjemba dhe ju presin ushtarë të armatosur me çizme dhe sigurisht dhoma 101 – ankthi më i keq i Kriminelëve të Ministrisë së Mendimit. Të gjitha torturat bëhen në këtë dhomë. Këtu ndodhet Observatori i Policisë së Mendimit. Nga këtu shikohesh si një sistem robotik dhe në gabimin më të vogël që bën, kapesh dhe mbyllesh menjëherë në qeli.
MINISTRIA E PASURISË: Shteti nuk mund të ekzistojë pa ekonomi. Këtu menaxhohet ekonomia e shtetit. Në fakt, në sistem ndërtesat po rrënoheshin nga vjetërsia, njerëzit nuk gjejnë kafe dhe sheqer. Varfëria kishte bërë të vetën, por shteti gjithmonë arrinte pavarësisht se është në luftë – vazhdimisht arrinte sukses në prodhim dhe transmetonte në teleekran.


MINISTRIA E PAQES: Misioni i saj është sigurisht sigurimi i paqes por nuk kishte vend për paqe në këtë vend. E vetmja detyrë e Ministrisë së Paqes është të luftojë! Prandaj shteti është në gjendje të vazhdueshme lufte. Rezultati i luftës është gjithmonë në favor të shtetit. Çfarëdo që është fituar është fitim sepse këto transmetoheshin në teleekran. Big Brother urdhëroi që Ministria e Paqes të llogaritet përfundimisht si fituese e luftës që nuk ndodhi kurrë e sllogan shteti ishte Lufta është Paqe. Liria është skllavëri. Dituria është injorancë.


MINISTRIA E TË VËRTETËS: Ministria e së Vërtetës është gjithashtu një emërtim i gabuar sepse në realitet i shërbente të kundërtës. Përgjegjës për çdo ndryshim të historisë. Megjithatë, si ministritë e tjera, emri është i përshtatshëm pasi partia/Big Brother vendos se çfarë është “e vërteta” në shtet. Krahas menaxhimit të “të vërtetës”, Ministria përhap në popull një gjuhë të re që quhet “Newspeak”. Për shembull 2+2 është 5 kur kështu e kërkon sistemi. Gjithçka është e mundshme të ndryshohet kur sistemi dëshiron.
Të gjithë njerëzit kanë aftësinë e natyrshme për t’u përshtatur ne ambient. Kjo veçori na lejon të mbijetojmë në kushte të vështira dhe ndoshta të mbrojmë shëndetin tonë mendor. Sado e keqe të jetë një situatë, pas një kohe fillojmë ta marrim si të mirëqenë dhe mësohemi me të.


Çdo lëvizje që bëjnë njerëzit, çdo fjalë që ata thonë kontrollohet nga një pajisje e quajtur tele-ekran. Njerëzit jetojnë me mendimin që në çdo çast mbikqyren nga teleekrani. Policia e mendimit është kudo. Një ditë, ata mund të shfaqen befas në mesnatë dhe mund t’ju arrestojnë. Njerëzit zhduken papritur, emrat e tyre fshihen, zhduken plotësisht madje harrohet që kanë egzistuar ndonjëherë më parë. Revolucioni industrial ka eliminuar kushtet e renda të punës. Kështu, përdorimi i saktë i makinerive ka rritur nivelin e mirëqenies, ka vendosur fundin e pabarazisë sociale, njerëzit jane ndërgjegjësuar dhe injoranca ka marrë zhdukjen e vet. Kur jemi te lufta një tjetër synim i rëndësishëm i luftës është të parandalojë shfaqjen e opozitës duke bërë që njerëzit të pranojnë psikologjikisht këtë mjedis të pakëndshëm dhe totalitar. Përveç kësaj, me entuziazmin dhe provokimin e luftës, individët shndërrohen në masa më fanatike dhe të pamendta që mund të manipulohen lehtësisht.
Pas arrestimit të Winstonit dhe mbikçyrjes së tradhtisë së tij ai lirohet. Tani ai është bërë copë-copë fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht. Dhëmbët i ishin thyer nga goditjet në gojë dhe i kishin rënë flokët. Atij iu dha një punë e nivelit të ulet.. Tani ai është i vetëm, i urryer dhe i kalon ditët në një kafene duke pirë pije fitoreje. Një ditë, ai sheh Julian, e cila iu kishte nënshtruar të gjitha llojeve të torturave dhe kështu ishte bërë një person krejtësisht tjetër. Pasi të dy thonë se kanë tradhtuar njëri-tjetrin, kuptojnë se nuk kanë çfarë të thonë me njeri tjetrit dhe ndahen. Një ditë, Winston dëgjoi nga ekrani i televizionit se shteti tij ka fituar një fitore të madhe në Afrikë, në fillim nuk e besonte një lajm të tillë, por tani po ai e besoi. Larja e trurit dhe terapia nenshkruan sukses. Winston e kuptoi thellë në shpirtin e tij se tani e do me te vërtet Big Brotherin. Dashuria e natyrës së pastër e Winstonit për Julian mund të prishte një sistem shtetëror. Dashuria është revolucion rebel ndaj nënshtrimit të faktorëve të jashtëm dhe i përkulet vetëm të dashurit ndoshta tragjedia më e madhe e Winstonit ishte mos mundësia të bashkohet me të dashurën edhe përskaj dashurisë së pastër që ndjenjte për të. Dashuria, kjo gjë duhej të parandalohej nga Big Brotheri se ishte shkatëruese jipte guxim rebelimi e cilit sistem i vie mirë rebelimi?

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *