| Nga NEAL SEJFULLA |
Kur sytë m’u mbushën me lot
E s’pata kujt t’i tregoj
Kur zemra më dridhej sahërë që të shihja
At’ mallin për ty e kaloja në dritaren e vetmisë.
Ah sa po djeg kjo vetmi
Ah sa lot dhe mërzi
Ah sikur të mos ishte kjo distancë
Dhe dertet bashkë t’i ndajmë.
Në dritaren e vetmisë, malli nuk po kalon
Prezenca e dikujt, shumë po mungon
Ditët, javët, muajt po kalojnë
Ndërkohë ti tek unë ende jeton
Lëri të gjitha gjërat
Theje këto kufinjtë
Mallin që kam, kthema në lumturi
Mbyllma kështu dritarën e vetmisë.