SHKRIMTARI FEJZI BOJKU U PREZENTUA PARA OPINIONIT

Shkrimtari Fejzi Bojku u prezantua para opinionit Kumanovar.
Shkrimtari për fëmijë, Fejzi Bojku, mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Prozës që u mbajt në Kumanovë me datat 25-26 maj të këtij viti.
Fejzi Bojku para publikut Kumanovar prezantoi disa pjesë të fundit të krijimtarisë së tij letrare duke e nderuar vendin dhe elektrizuar masën. Përndryshe, Fejzi Bojku është shkrimtar për fëmijë nga Maqedonia. Ai u lind më 24 mars të vitit 1937 në Veleshtë të Strugës. Ka përfunduar Fakultetin Filozofik në Shkup. Për disa vite me radhë ka punuar redaktor i gazetës së përditshme “Flaka”. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë që nga viti 1974. Jeton dhe krijon në Shkup.
Ai ka të botuar këto vepra:
Lulet e para (1968)
Zilet shkollore (1971)
Këngët e shkronjave (1972)
Shtatori i një fëmijërie (1973)
Hyri vallja në shtëpi (1974)
Ngjyrat e qiellit tim (1977)
Flutura të bardha – (1980)
Џемпер (në gjuhën maqedonase) (1981)
Fjalë dhe valë – (1987)
Септември на едно детство (në gjuhën maqedonase) (2001)
Tungjatjeta vjeshtë (2002)
Çka i falëm ditës? (2002)
Sa është ora – (2002)
Tregimet e babait (2006)
čarobni ključic (në gjuhën malazeze) (2014)
Saat kaç?-Sa është ora? ( Shqip-Turqisht) (2016) /revistaheshtje.com

Foto: NuckKumanovo

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *