ARGUMENT

| Nga BLERTA BAFTJARI |

O jetë nuk je aspak e lehtë
Më lëkund e më tund
Shpirtin bashkë me trup
Nuk më le të qetë
Asnji moment,
Të ankohem…
Më thua pse ankohesh?!
Se s’të lë të qetë?!
Kur lavdërohem…
Më thua pse lavdërohesh?
Nuk do të zgjasë ky mot
Sot e përherë!
Eh, mendoj se ç’është më e mirë…
Të falenderohem!
Por prapë më jep një shtysë
Se s’mundet rehatija të më ngrrysë!

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *