| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
Plot me ëndje aq shpesh shkoje
gjatë e gjërë të shikoja,
ëmbëlsi seç më dhuroje,
dhe shpesh pyetje të parashtroja!
Dëshiroja ta mbaj fshehur,
që dhe koha të kalon,
por brendësia më pyeste zbehur,
pse s’e mbanë pranë përgjithmonë?
Të mashtronin me një të pathënë,
“Mos u mërzit kur të tradhëtuan,
po të kishin dashur s’të kishin lënë,
prandaj mungesën tënde e merituan!”
Dhe një shpirtë i paqtë si ty,
nga brendësia e plagosur,
mbyllë të këqijat me një dry,
t’mos mbet më plagë e kriposur!