Me datë 9 qershor u mbajt ekspozita studentore e Fakultetit te Artit dhe Dizajnit. Në këtë ekspozitë ishin të përfshirë punimet e studentëve nga viti i parë deri tek vitet e katërta.
Kjo ekspozitë ishte një mundësi e mirë për të gjithë studentët që të shfaqin punët e tyre të suksesshme gjatë këtij viti dhe në të njejtën kohë që të kontribojnë në zhvillimin e kësaj fushe në vend dhe rajon. Në këtë ekspozitë kishte punime nga më të ndryshmet si piktura, vizatime, punime grafike, fotografi si dhe fusha të ndryshme.
Ekspozita u mbajt në galerine 365 në kampusin e Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik
Foto: https://www.ibu.edu.mk/