LABIRINT

| Nga MATILDA MYFTARI |

U ngatërrua keq. Labirint…! S’po gjente dalje.

Edhe pse mundohej e përpiqej, s’po mundej të zgjidhte asgjë. Në mendime e përpjekje të shumta, me lot haptazi e fshehurazi, përpiqej por pa rezultat. Kaluan vite, dhe si për inat, kalonin shpejt. Në një moment, vendosi të përshtatej, të pranonte faktin se nuk e dinte daljen dhe nuk e gjente dot.

Në hutim e sipër, me lot të derdhur, filloi të qeshte fort, të qeshte për faktin se harroi edhe nga hyri.

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *