| Nga LEJLA J. ISMAILI |
Të harruar e anash të lëshuar,
keq këtë për të shqiptuar,
Dikush që me shpirt ka luftuar
lirinë që kemi sot për t’a fituar.
Lanë nënë e baba,
dikush fëminë bashkë me gra,
ikën e s’i trima shkuan,
thirrjen për lirinë s’e mohuan,
Me lotë la nënën e vetë,
“mos u mërzit nënë, do kthehemi shpejt,
amanetin n’vend kemi me e çu,
ashtu s’i na ke eduku…
Disa prej tyre ranë dëshmorë,
nuk ishin n’prani të fëmijëve të tyre
t’i kapin për dorë…
Në m’vdeksh ti dëshmor do të jem krenare
do t’mundohem të jem edhe durimtare.
Në m’vdeksh ti dëshmor,
do ma vesh një emër
“gruaja e dëshmorit”
do ta them me zemër.
Kështu i përcollën burrat e tyre.
Sot, kush ishin ata i kemi harruar,
mundin e tyre poshtë s’duhet çuar.
Luftuan, s’u dorëzuan,
atë që synuan e fituan.
Sot, jemi të lirë.
Si t’i falenderojmë, si t’i nderojmë..?!
Kur njërit prej këtyre ‘trimave’
i thanë:’’faleminderit’’
për lirinë që na e keni sjellë
“Zoti ua ktheftë, se populli është tretur në humnerë..
E ktheu me buzën n’gaz e tha: t’a gëzoni o bir, dijeni, mbajeni, e mos e humbni kurrë!
Foto: Ashley Carlton