| Nga LIRIDON HYSENI |
Ecejaket e mbështjellura
Me puthjet e shkurtëra foljore
Thërrima dashurishë
Duart e zgjatura që tentojnë qiellin
Ëndrrat e rinisë
Zjarrmit e buta ngatërrestare
Bindjet naive të kacavjerrura
Nëpër degë të brishta
Të trungut civilizues
Bora e parë
E dimrit të përqafimeve
Heshtjet e zymta konfuze
E fjalët e pamenduara
Rrugëve të ngushta
Ngjarjeve të thukëta
Plot me risi
Shpirtëra kurioz kërcënues
Për art e liri
Netët e bujshme
Me skena demagogjike
E gjak të vluar
Të ardhme të përvëluar
Rini e huaj
Ëndërr e humbur
Ëndërr e kujtuar
Rini e ngujuar
Dimër i brishtë
Rrezatim i zymtë
Kohë e mbyllun
Në rotacionet e historive të harruara.
Ulur në një stol
Bora shkrihet plogësht
Para syve të mi të pagjumët
Dallëndyshet e mendimeve të mija
Shtegtojnë në vatrat e ngrohta të kujtimeve
Deri në ecejaken tjetër
Ky qytet
Që më përcjell në strehë
E më numëron gjurmët pas
Mbi borën e shkrifët
Që m’i dëboi kujtimet
Prapë duket se më flet
Duket se më do
Deri në ecejakën tjetër
Me duart në xhepat e palltos
Hukatjet e vrullshme përtej acarit
E lirinë e kufizuar që shteron vetë lirinë
Për së afërmi do ia shkel rrugët
Deri sa të më grisen këpucët
Deri sa të mund t’a dua
Këtë qytet
Do e dua!