| Nga PUNTORIE MUÇA-ZIBA |
Shkrep malli nga sytë
për damarët e mbërdhirë të atdheut.
Shkrep plumbi nga sytë
drejt dorës që na rreh pas shpine
e s’na lë të rritemi.
Sytë trazuar
nuk shqiten nga soji egërshan
që s’na shkon për soji
e na nxori thinjat me gjak
na terratisi qiellin
na shkurtoi ymrin.
Fotografia: © Burim Myftiu