TETË MİJË E MË SHUMË FİLXHANË

| Nga NADA DOSTI |

Mbylli sytë për pak çaste dhe imagjino veten në një magazinë të madhe…! Bosh…! Plot lagështi! E errët! Terr! Shumë pak rreze dielli arrijnë të depërtojnë në këtë hapësirë të frikshme.

E ftohtë! Nga ajo lloj ftohtësie që të fut të dridhurat edhe në mes korriku. 

Data 11. 

Ditë e zezë. 

Ende nuk na kishin treguar se ku po na çonin. E dinim që ishte një vend historik, një vend përkujtues, por nuk ishte as muze, as galeri arti. 

Ngrim në vend! 

Njësoj sikur kalon aty pari një rrymë e ftohtë prej një tjetër stine e prej një tjetër bote. Kuptojmë aty se bëhej fjalë për kasaphanen më të madhe europiane pas Luftës së Dytë Botërore. Një numër i paimagjinueshëm njerëzish ishin mbledhur pikërisht mu aty ku po qendronim ne.

U shtangëm! 

Nuk ishte magazinë malli, por insani. Njerëz si unë dhe ti..! Bardhoshë, sy shkruar.. Burra, gra fëmijë dhe pleq ..përafërsisht 2 mijë shpirtra janë marrë me zor, në një birucë që me sy të lirë mund të betoheshe se ka mundësi të qendrojnë vetëm pesëqind frymë, dhe ata madje të ngjeshura si sardele. 

Imagjino: Dymijë shpirtra vetëm në një ditë, në atë ditë të ftohtë meskorriku përvëlues.  

Mbylli sytë përsëri, dhe mendo sikur po ndiqesh nga një armik i pashpirtë, dhe mendon se ke gjetur strehim nga të ashtuquajturat “forca paqeruajtëse”..me shpresë se po të mbrojnë dhe po të dhurjonë strehim prej kuçedrës serbe, mirëpo mu aty e sheh mortien në sy. Mu prej asaj dore që paramendohej se do të mbronte.

8 mijë e më shumë shpirtra u mbollën nëntokë, si fara, drejtësia e të cilëve do të endet mbi tokë në formën e lules së bardhë me kuror të gjëlbër. Të bardha janë dhe shamiat e nënave të dëshmorëve, të cilat refuzojnë të mbajnë zi mjerimi, por lutjet e dhimbjeve të tyre i drejtojnë lartë! Tek Gjykuesi Suprem!

8 mijë e më shumë filxhanë me kafe që rënkojnë “ŠTO TE NEMA”,  përse nuk je këtu..

Kjo pije e zezë, edhe pse e hidhur që si një ritual i këndshëm, i mbledh së bashku tradicionalisht pjestarët e familjes si dhe fqinjët. 

Por pas atij korriku të zi, kafja u shndërrua në helm, filxhanët mbetën bosh, ndërsa nënat kryebardha pragë dere në pritje të drejtësisë që kurrë nuk erdhi.

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *