MUHABET BURRASH

| Nga LEJLA J. ISMAILI |

Kemi ec, kemi kaluar

koha shumë ka ndryshuar,

e kemi bërë ne, apo ajo vetë ka ndërruar,

apo kështu e kemi dëshiruar..

Të ulet në qosh e t’i flet dy fjalë,

t’i kenë hije e të jenë me vlerë,

ashtu si vetë emrin që e mban me nderë..

Të bëhet muhabet,

muhabete burrash,

Të thuhet “bac u kry”

dhe të mbarohet puna..

Jo asi lloj bisedash duke ndjekë dynjanë,

se filani ç’bëri, ku shkoi, ç’i thanë..

T’flasim pa ofendime, pa i bërë të gjithë

në t’njëjtat krahasime,

Pa i futur në një thesë të gjithë, se janë edhe ata

që me shikim t’hujdisë..

iu kanë mbetur disave muhabetet e grave:

“gruaja e filanit e  zonja, a e pave?!”

Ja, këta të tjerat nuk rrinë në shtëpi,

si i mbërrinë punët, çudi..!!

Thonë pastaj, gratë na sillin në gisht..

Kanë mbetur burra poashtu,

për t’u numëruarme gisht..

Burrit i ka hije ajo punë trimërie,

me vepër e sinqeritet e jo vetëm fjalë t’shesë..

T’i del zot kopesë së vet, grua e fëmijë

e gjithëve brenda n’shpi…

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *