| Nga LIRIDON HYSENI |
Nëna djalin sa përkundi,
Ngrysur fytyrën ende mbanë!
Shikon t’ëmbëlin si e zë gjumi,
E nuk ka sot t’hajë!
Lufta burrin asaj ia mori,
Nuk e pa baba birin e vet!
Më keq s’i dihet as varri,
T’paktën ca lule t’ia çoj ndër vjetë!
Shtëpia lëshon tingujt e flladeve,
Nëpër vrimat e vjetërsisë!
I mbajnë zërin këtyre fateve,
Që kurrë s’i shpëtuan mizorisë!
Djali fle, i ëmbël gjumi,
Por zemra nënës s’i rri e qetë!
E brenë koha që ecën si lumi,
Gjersa fundoset n’jetën e shkretë!
Nuk pëson n’këtë jetë fajtori,
Pasojat i vuan ai që s’e pret!
Se vetëm ata që i do Zoti,
Me sprova i pastron për Xhennet!
Ngushëllohet n’këto mendime nëna,
Me ngazëllim shikon birin e vet,
Buzëqesh mes lotëve e gjora,
Se ende shpresa e mbanë në jetë!
E zgjon djalin e nis t’a veshë,
Ai me t’hapur sytë fillon e qanë!
Vazhdon vajin e janarit
Për familjen që ia vranë!
Nënës së lodhur i rëndohet barra,
Zëri i tij e rrëzon përtokë,
I duket se hapet dhe e gllabëron flaka,
Brenda vuajtjes n’këtë botë!
Çdo ditë mbijetese shënjohet n’gurë,
Mbetet histori që kurrë nuk thuhet!
S’ka kohë kjo nënë t’mendoj për “dikur”,
Duhet t’luftoj që uria djalit t’i shuhet!
E kush fitoj n’luftën e lakmisë?
Kush u dënua si fajtor i vërtetë?
Nga vajti hijeshia e lirisë?
A për t’rregulluar karriget u flijuan jetë?!
Turpi nuk zë vend n’zemrën e prishur,
As n’gjakun e poshtër të dyfytyrësisë!
Vuajnë nënat edhe pas pavarësisë,
Se bijtë s’kanë t’ardhme as tash kur janë rritë!
(dedikuar)