| Nga LIRIDON HYSENI |
Mos e lësho nanë!
Po përgjerohna këtu para teje,
E po mundohem edhe forcën tem me t’a shtu,
N’ato krahët e tua t’mekuna,
E di që je lodhë e je harxhu!
Mua m’vyejnë dy shpirtëra për me dalë n’dritë,
Kam nevojë për diellin e hanën,
S’du ma shumë, veç nanën e babën!
E ti mos u lësho nanë!
Vetminë e natës do e fshehim bashkë,
T’përqafum me ngrohtësi
S’i lemi vend ku t’mbij’.
Afshi yt le t’rrezoj mbi ftyrën tem!
Sytë le të m’çelin lule t’amshimit!
Se ngjyra e shpirtit tand reflektohet n’zemrën tem,
Jeta jote le t’bahet jeta jem!
Nanë mos m’u lësho!
Veç ti më mbete,
Se babën ma s’e shoh.
Kapi duart e mija nanë!
Mbi këto andje shtrengohu!
Edhe nëse s’e kam hanën,
Ti me diellin mishërohu!
(dedikuar)