Poetja shqiptare nga Mitrovica Shuki Kurti- Musa që jeton dhe vepron në Zvicër këto ditë sapo ka botuar librin e saj të parë: vëllim me poezi “Poezia është Grua” në qytetin e saj të lindjes, Mitrovicë. Nën kujdesjen e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Mitrovicës, dhe e rrethuar nga dashamirë të poezisë, u mbajt dhe promovim dedikuar librit të saj të sapo dalë nga shtype përmes shtëpisë botuese Rlbooks. Vlerësuar si libër i cili zhvesh poezinë nga çdo tabu e shpërthen duke zbuluar kristale të pa prekura deri më tani nga gruaja shqiptare. Libri është i përkthyer edhe në gjuhën frenge, nga përkthyesja Ornela Musabelliu, e që bartë me vete një sukses të bukur midis botës kulturore shqiptare në Zvicër.
Në këtë event letrar u lexuan recensione të ndryshme për librin “Poezia është grua”, njëri ndër ta edhe të shkrimtarit Arbër Ahmetaj.