EKSPERTIZË NË DITË ZIE

| Nga PUNTORIE MUÇA ZIBA |

(Të sëmurëve nga virusi që gjetën vdekjen nga zjarri

në spitalin e Tetovës)

Ata i frikoi deri në asht

lëngata tinëzare,

dhimtë e dhimtë

dhimtë e vaj

dhimtë e dert

n’dyer ferri

n’dyer spitali

si me i mjekuar gjarpëri.

Ata dergjnin,

n’gjumin e vdekjes lëngata nuk i futi,

por ikën njësoj

iu plasën sytë në urë zjarri

n’hirin e qiellit ikën ëndrrat

ah, ju ngeci ajri në grykë…