SEGMENTI JETË

| Nga BLERTA BAFTIJARI |

E dashuna e kohë /e kalune 

Po t’mos ishin vran’sinat e ditës s’djeshme 

S’do binte sot shi 

Po t’mos ishte loti n’sy 

S’do kishte gëzim në fytyrë 

Shpirti i shashtisur

 Zemra e ngrrysur

 T’përpëlituna n’pluhunin e errsinës 

Nuk do t’u rrezonte dritë 

Nuri i shpresës

 Ku me barkën e vogël 

Kaluam dallgat më t’mëdha të jetës 

Nuk është rastësi perendimi i bukur përtej horizontit 

Që thuret përtej lashtësis’ n’reflektimin e ardhmënis…