| Nga BLERTA BAFTJARI |
Nën zhurmen e të qenurve
Ku krrasin edhe pse s’kanë krahë
Në orën dy të pasditës,
Si të ishte pesë paraditës.
S’arrij të kfillem
Çdo gja m’duket si long ekspozher
Ulem, e një e qeshur më bie në tru
Thua t’ishte britmë e t’kalumës… ose t’ardhmnes
Dua të ndrroj,
Jo n’këtë qoshe po n’atë tjetrën
Ma n’fund hyj n’qoshen e katrorit t’brendshëm.
Zërat përzihen,
Një këngë regge.
E një gërmadhë bisedash n’prapavijë
E pikat e shiut në sfondin e thellë
Rradhitje madhësishë
Nga e madhja tek e vogla
Apo, ndoshta më e thella?!
Qetësi e koherencës së pa menduar,
Dua dhe nuk dua!