| Nga LIRIDON HYSENI |
Shih’
Po se kur e shkrova
Poezinë e parë
S’e njihja as veten
E tash ç’ka ngjarë?
Vargje si mullarë,
T’kositur prej ditësh,
Muajsh e vitesh.
Fërkimi kur përpëlitesh
Natën, ditën habitesh,
Harron e venitesh
Në prizmin e poezisë së parë!
Reflekton hijeshi,
E hipnotizohesh
Brenë si katërkëmbësh
Me gjuhën jashtë.
I ndjek këmbakëmbës
Si ecur, si zvarrë!
Nëpër pellgje kuturu
Qullosesh e baltosesh
Afshi i zjarrit të këngës
T’ngritë piedestalesh.
Kokëlartë hungëritesh
Në majen e artit tënd,
Se tashmë ujdisesh
Me poezinë e parë!
Sytë u hodhe reve
Matanë planeteve
Diejve e sistemeve
S’u ngope, u bredhe
Me aurorën u mveshe
Përbrenda shkëmboreve,
Rrënjose erre
Nuri ty t’verbonte,
Andaj hiqeshe sikur ti s’e di,
Kur të kem vajtur pas lumit…
…jo prit se kam edhe një poezi!