| Nga LIRIDON HYSENI |
Në sonetat e natës
Flakën e zjarrit sodis
Si pikturohet në ngjyrë ari
E përcëlluar prej dashurisë.
Rreshtoj fjalët në rende para
Të gjithë për një fillojnë stuhinë
Përpijnë botërat, yjet e ëndërrat
Hëna fshehtas mbulon vetminë!
Jashtë në pyllin e magjepsur
Zunë kafshët hungërijnë pandalë
Se po u kthyen meloditë e shpresës
Do kishin zgjuar bishën matanë.
Mos i ceno mallkimin e jetës,
Çka e mishëroi në kaq mjerim,
E bëri të dergjet në shpellën e heshtur
Për t’a pritur të pamundurën të lindë.
Hëna fshehtas mbulon trishtimin
Kur pyllin flaka në zjarr përbin,
Bisha vërsulet me dogmën e vjetër
Kur shiti shpirtin e solli mallkim!
Ah, si klithin sonetët mbi alem
Deng u mbush mallkimi i sertë
Kur hëna të ngridhet e yjet të ledhë
Unë do vete mallkimin t’a près!