Nuk kishte si të mungonte edhe panairi veror i librit në bregdetin mesdhetar të Durrësit.
Panairi do të jetë i hapur në datat 19-21 me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Shoqata e Botuesëve Shqiptarë si dhe Bashkia e Durrësit nën moton “Nje det me libra…”
Një ftesë për të gjithë durrsakët, por jo vetëm, edhe për pushuesit që vijnë nga trevat e ndryshme shqiptare. Ejani në shëtitoren Taulantia: do të gjeni muhabet, promovim librash, takome me autorë, si dhe shfaqje, muzikë…e shumëçka!