EDICIONI 61-TË I MBRËMJEVE POETIKE TË STRUGËS

Edicioni i 61-të të Mbrëmjeve Poetike të Strugës, nisi me datë 25 gusht dhe do të përfundojë më datën 29 gusht me plot katër netë të mbushura me aktivitete poetike. Ndër pjesmarrësit e kësaj maratone vjetore ishte edhe shkrimtari i mirënjohur nga Gostivari, Lulëzim Haziri. 

I lindur më 1962, në Gostivar. Repertori i tij poetik përfshinë kryeveprat si: “Kënga lind në vetmi”, Rilindja, 1989; “Kur hapen dyert me zile”, Vatra, 1995; “Dalja nga Safari”, Brezi 9, 2005; “Vetmia e varur si numër në portë”, Logos-A, 2015; Testamenti prej mëndafshi, 2019. 

Ja dhe një poezi nga autori në fjalë, 

Lutje

Këngën e këngëve të mia

Do t’ia kushtoj

Baltës së fundit të shpirtit

Shpirt në baltë

Që kutërbon një botë të tërë