SHKRIMTARJA ESEVE MBI JETËN

Matilda Disha Myftari lindi në Tiranë më 15 maj 1982. Shkollimin e kreu në Tiranë ku edhe është vlerësuar si nxënëse ekselente në  gjuhë-letërsi në analiza dhe ese, e përzgjedhur në recitime dhe si folëse radiofonike. Ajo shprehet se: “Në këtë botë asgjë nuk ndodh nga pakënaqësia, ka një arsye të logjikshme të pakuptueshme për të tjerët, ndaj shpjegimi mbetet i pavlerë”.

Dimë që ke pasur pasion për të shkruar dhe gjuhë letërsinë që në vegjëli, por si lindi ky pasion dhe si e ke kultivuar atë ndër vite?

REVİSTA HESHTJE

Është e vërtetë se që në vegjëli kam spikatur në rrjedhshmëri të foluri, në memorizim dhe në interpretim. Gjithmonë përfaqësoja shkollën nëse bëhej fjalë për konkurse recitimi dhe eseje. Ishte pak e sikletëshme për hir të së vërtetës, por e doja letërsinë dhe sadisfaksioni ishte tepër i madh kur vlërësohesha si më e mira. Nuk mbaj mend të kem marr më pak se 10-të në hartime, ese, komente, e analiza. Falenderoj Zotin për këtë dhunti.

Pyetja jonë e preferuar: nga kush frymëzohesh dhe merr motivim?

REVİSTA HESHTJE

Frymëzimi im bazohet gjithmonë në vërtetësi në situata e çështje të jetuara e të përjetuara nga unë. Imagjinata e iluzionit nuk është pjesë e shkrimeve të mia. Mendoj se lexuesit nuk i duhet fallsiteti e përhumbja në përralla imagjinare.

Na flit pak për librin tënd të parë “Parfumi” për çfarë flet dhe cilit lexues i përshtatet më shumë.

REVİSTA HESHTJE

Libri im “Parfumi” është botuar në vitin 2020. Libri “Parfumi” është një burim i pashtershëm ndjenjash. I përbërë nga gjashtëdhjetë ese me tema të ndryshme me situata të jetuara ndër vite, disa prej tyre janë; varfëria, jetimi, tradhëtia, divorci, mashtrimi, hakmarrja, hipokrizia, prostitucioni, etj… Kam shpalosur në këtë libër cilësitë e veset e njeriut të cilat hasen në përditshmëri ose në momente gëzimi e sprovash. Por kundrejt të gjithave mendoj se aftësia e menaxhimit të jetës qëndron tek logjika duke hedhur poshtë kënaqësinë e epshit që e karakterizon çdokënd prej nesh. Mesazhi kryesor na hedh në krahët e arsyes këtë gjë të çmuar që Zoti na ka dhënë e që na bën superior mbi krijesat e tjera. Libri është një bashkëbisedim që autori bën me lexuesin sigurisht në varësi të kapacitetit. Ndaj duhet pjekuri për ta kuptuar këtë libër.

Tani të flasim pak për librin e dytë; çfarë duhet të presë lexuesi që do ta marrë në duar këtë libër?

REVİSTA HESHTJE

Ka përfunduar tashmë libri “Në hapat e mia” dhe inshallah del nga botimi në fund të shtatorit, është libër social me tetë kapituj me një hyrje paraprake: Njohja e vetes, Njohja e partnerit-es, Martesa. Tradhëtia, Divorci, Vërtetë fëmija të bën prind, Bullizmi, Respekti.

Dhe me një mbyllje logjike nëse mund ta quaja kështu. Kam shqyrtuar një cikël të tërë jete duke marë parasysh se jam prekur personalisht nga këto fenomene njerëzore. Po ta vëmë re hulumtojmë kaq shumë në jetët e të tjerëve sa që ndonjëherë kamuflohemi në përngjasim pa marë parasysh kush jemi çfarë bëjmë e ku po shkojmë. Hulumtimi rreth vetes thuajse nuk bëhet asnjëherë një realitet që duhet analizuar. Vetëm në këtë mënyrë mund të dimë si të menaxhojmë jetën dhe pse jo të japim ndonjë mesazh inkurajimi e zgjidhje situatash që hera herës duken të pamundura për të tjerët.

Duke qenë se je dhe prind vetë dhe me përgjegjësi familjare si ja bën për të ruajtur një rutinë të të shkruarit?

REVİSTA HESHTJE

Personalisht nuk kam një kënd të posatshëm shkrimi, jam praktike ndaj, një tryezë e thjeshtë më mjafton. Sigurisht, përkujdesja familjare kundrejt familjes pa lënë pas dore vehten, janë përparësi. Ndaj momenti më i përshtatshëm për të shkruar është kur konsumoj kafen e mëngjesit, në atë moment jam pa preokupime, mëndja është e qetë dhe frustrimi ndaj botës nuk ka filluar ende.

Çfarë këshille do ti kishe dhënë shkrimtareve të reja të cilat duan ti arrijnë të “gjitha” dhe në kohë rekord?

REVİSTA HESHTJE

Gjithmonë kur nis të shkruaj nuk hulumtoj në internet për t’u bazuar diku ose për t’u frymëzuar nga fraza të huaja. Thjesht dua të shpalos kapacitetin tim në shkrimet e mia duke qenë se i kam idetë e qarta në atë që dua të them nëpërmjet shkrimit. Sigurisht, e gjitha vjen nga një jetë e tejmbushur me çështje e situata. Mendoj se triumfi për të arritur “gjithçka” vjen në momentin kur e njohim veten dhe mbi të gjitha kur llogjika artikulohet me shkrimin duke shpalosur një mesazh kuptimplotë për lexuesin, besomëni nuk është e lehtë.

Si e percepton nocionin heshtje?

REVİSTA HESHTJE

Heshtja kundrejt së vërtetës vret më tepër se e folura. Heshtja kundrejt së keqes është zgjidhje më efikase sesa e folura. Por aftësia për t’i menaxhuar këto situata varet nga llogjika dhe guximi gjë të cilën shoqëria njerëzore po e humb dita ditës për pak vlerë të kësaj bote. Duke hedhur poshtë personalitetin e duke nxjerrë në pah karakterin edhe pse ky i fundit e personifikon njeriun. Mund të kemi personalitet të rremë por karakter të rremë kurrësesi.