115 VJETORI I LINDJES SË MITRUSH KUTELIT

Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimtarit elitar Mitrush Kuteli, më datë 13 shtator 2022, ora 18:00, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon në mjediset e saj aktivitetin për nder të tij me titull “Kuteli, lexime dhe rrëfime”. Paneli përbëhet nga tetë folës nga bota e artit dhe letërsisë.

Me këtë rast ju njoftojmë se tashmë lexuesit e Revista HESHTJE mund të përfitojnë nga këto perla të Mitrush Kutelit, por jo vetëm, në një rubrikë të vetme që përmbledh tregime të moçme shqiptare, e titulluar T’MOÇME. Lexim të këndshëm.