PUNËTORI ”SHKRIMTARIJA KRIJUESE”

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në kuadër të aktiviteteve letrare përgjatë Tetorit të Librit, do të organizojë “Shkrimtaria krijuese”, një punëtori e ndarë në dy seksione pranë mjediseve të QKLL-së, të udhëhequra nga një shkrimtar profesionist për të mësuar dhe diskutuar teknikat e shkrimit letrar me të rinj që kanë pasion shkrimin.

Dy seksionet do të mbahen përkatësisht në dy të premtet e fundit të muajit, më datat 21 dhe 28 tetor 2022, ora 17:00 në Tiranë.

Aktiviteti organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.