| Nga DRITAN SKENDERI |
Shëtita nëpër tokë e mbi re
Gjithandej
Si ti nuk gjeta
Si bukuria jote
Gjithë sa kopshte e lulishte
Gjithë sa yje e yjësi
Askund
Asnji
Asgjë më e bukur se ti
As lumenj e as ujvara
Asgje s’krahasohet me bukurinë tënde
Me freskinë tënde
Me ty
Edhe mbi qiej u ngjita
E në thellësi të detrave e oqeaneve u zhyta
Por jo
As thellësite e gjithësisë
As ato të ujërave të thella
Nuk fshehnin bukuri
Sa fshehin sytë e tu
Buzëqeshjet e tua
Fytyra jote nur
Asgjë, pra, dhe askush
Nuk është më e bukur se ti
Përveç teje