Libraria më e madhe lundruese në botë ka mbërritur në portin e Durrësit. Anija “Logos Hope” hapi dyert për publikun, ndërsa 400 anëtarët e ekuipazhit nga 70 vende të botës mirëpritën vizitorët e parë.
Me qindra tituj librash në anglisht por edhe shqip, duke nisur nga librat për fëmijë, ato të gatimit, romanet, letërsia rozë, librat motivues etj.
Anija “Logos Hope” së bashku me 3 simotrat e saj “Logos”, “Doulos” dhe “Logos II” kanë vizituar mbi 150 vende, që nga viti 1970. Anija do të jetë e hapur për publikun durrsak deri më 18 tetor, kur do të nisë udhëtimin e saj drejt një tjetër destinacioni.