FYTYRË REALE, ZË IMAGJINAR

| Nga BLERTA BAFTJARI |

Ndjesia sipërore

Kur ndjenë edhe t’pandjeshmen

Të zgjon e t’rritë

Aq larg shkon kjo ndjenjë

Saqë prek t’paprekshmen

Vegullon një figurë

Që vetë botën e gjallë në të krijon

Edhe pse përkrah rrezeve të dritës

Që aq thellësisht depërtojnë

Sa edhe botën e përtejme shpojnë

Eh, kur dora bën vijat

Për t’formu çka sheh

Lidhet ngushtë me secilat detaje

Që shpirti s’i njeh

Edhe pse çka ke ëndërru

Mund të mos dal

Jo, mishërimi s’humbet me kalë

Por mbetet thellë si patkua

Që le gjurmë kur udhëhiqet nga vendosmëria

E asnjiherë s’i dihet

Një ditë mund të përputhen

Fytyra reale me zërin imagjinar!