SIKUR

| Nga LEJLA ISMAILI |

Sikur gjithëçka të ishte
ashtu siç imagjinojmë
Sikur t’a donim për tjetrin
atë që duam për vete..
Sikur mos t’i paragjykonim njerëzit
për çdo gjë
Sikur të flisnim ëmbël
ashtu siç dëshirojmë të na flasin
Sikur shumë nga buzëqeshjet që falim
të mos ishin fallco
Sikur të na pastronte shiu
nga gjithë egot,
ashtu siç i lanë çatiat
Sikur çdo gjë ta lëmë
ashtë siç duam ta gjejmë
Sikur t’punonim
më shumë se ç’flasim
Sikur çdo shtëpi e bukur
që shohim nga jashtë
të kishte një familje të lumtur brenda..
Sikur ta ndalonim të keqen
me duar, me fjalë, apo qoftë edhe me zemër
Sikur për atë që flasim,
mos pendoheshim më pas..
Sikur atë që kemi në duar,
t’ia dinim vlerën
Sikur mos të na ngelte syri,
në jetën e të tjerëve..
Sikur të vërtetën mos ta shikonim
me syrin nënçmues…