| Nga BLERTA BAFTJARI |
-Hoi !
-Ka ndodhë një fatkeqësi.
-He, a mos u mbyt njeri?
-Më keq se njeri, u vrava unë edhe pse trupi më levizë. M’u vra shpirti edhe pse mendja ça nuk po kurdisë!
-Po ç’ne me këto zanafilla, pash të mirën jetë?
Kur ti s’le as gishti me t’prek e le më fjala me t’therr, eu e deri te shpirti me t’u vra?!
-O se kuptoke ti, asgja nuk asht’ me u pre edhe në zemër, prapë mbyllet e harrohet, asgja nuk asht’ fjalë me t’shah edhe kjo përbihet e vjen nji kohë e nji kohë harrohet kush t’a ka thanë e tuj venit edhe ajo e thanmja më s’mbetet.
E qa asht’ me t’pre n’bes’, ku as dashin t’u e pre pa dhanë shpirt e as njeriun t’u e ekzekutu pa e vra, nuk ja ban ma randë. Se n’fund e din qe s’ka m’u kan’ ma!
-Eiii edhe ti sot s’po u ndjeke mirë, t’u paskan ter trunt?!
-Ah mos paq ti, ça kam unë por po m’djegë trupi prej mbrenda si zjarr e trunt po marrin ajr!
Se m’la n’pej ku e tiri vet, e lamshin që e bani as s’e zgjidhi, as s’e preu po m’la mu n’mes. Fjalen që ma dha e kish’ pas pleqnu që me mu ka me rrnu, erdh dita ku tjetrin tu e ngu iki e m’la n’hu, përjetë unë me vajtu t’u kujtu!