| Nga NEAL SEJFULLA |
Kur pa sy e sheh lumturinë
Kur pa folur e ndjen qetësinë
Atëherë kur për dikë pa pasur nevojë
Përsëri buzëqeshja nuk do mungojë.
–
Jo çdo herë duar të huaja që tê mbajnë,
nuk do të lëshojnë
Jo çdo gjë e bukur zgjatë përgjithmonë.
–
Jemi ne që i duam trandofilet,
por gjembat s’i durojmë dot
Jemi po të njejtët ne qê kërkojmë dashuri,
por vuajtjen s’e durojmë dot
–
Këta jemi ne, duam lumturi pa mund.
Duam lumturi pa pësuar dhimbje.
Duam lumturinë e dikujt
ta bëjmë pronë për vete.
Duam diç’më tepër gjatë gjithë jetës
edhe pse na shtyn të dalim prej vetes.